Siguroi se do e largonte nga Napoli, agjenti i Hysajt habit me deklaratën: S’e kemi mendjen te merkato, te Roma? Budallallëk

Aventura e Elseid Hysajt me Napolin me shumë mundësi do të marrë fund këtë verë. Menaxheri i mbrojtësit kuqezi e bëri të qartë se kishin dorëzuar vendimin për t’u larguar te presidenti De Laurentis. Nga ana tjetër këtij të fundit i leverdis që t’a shesë shkodranin në merkaton e ardhshme, pasi në të kundërt do e linte Napolin me parametra 0.

Roma është klubi më i përfolur kohët e fundit për të marrë shërbimet e lojtarit shqiptar, por Xhuifredi e hedh poshtë këtë hipotezë duke e quajtur një budallallëk. Madje megjithëse e ka bërë të ditur se Hysaj do të lërë klubin Italian, në një intervisitë për “Radio Punto Nuovo” thekson se nuk e kanë mendjen te merkato tani.

“Oferta për Hysaj? Me problemet që ekzistojnë, ne nuk e kemi mendjen te merkatoja. Elseidi te Roma është një budallallëk i madh, më lejoni t’jua them këtë”, ka thënë menaxheri i Hysajt, Xhuifredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *