Siguria e Uandës: E dija që Interi do fitonte, paqja me Marotën pranë!

Uanda Nara ka komentuar fitoren e Interit në derbi dhe flet për situatën e Mauro Ikardit. Agjentja dhe gruaja e lojtarit kishte besim te fitorja e zikaltërve në ndeshjen e qytetit, ndërsa jep dhe lajmin e mirë.

Bisedimet me Marotën po shkojnë mbarë dhe palët janë shumë afër pajtimit. Uanda tregon problemin e vërtetë, që nuk janë deklaratat e saj, por zërat e panjohur që vijnë nga brenda klubit.

Të gjithë flisnin për krizën e Interit, por isha e sigurt që ekipi do të reagonte dhe do të fitonte. Kam biseduar me Marotën dhe jemi shumë afër paqes. Problemi në gjurin e Mauros është real, por ai po përpiqet që ta lërë pas krahëve. Nuk ka asnjë problem me shokët e ekipit. Takimi me Spaletin? Nuk di gjë, nuk e di se çfarë kanë biseduar.

Mauro nuk ka patur asnjë ditë të lirë dhe është stërvitur çdo ditë me problemin e dëmtimit. Kjo tregon se ai vendos Interin mbi gjithçka. Problemi është që të gjithë e krahasojnë Mauron me mua. Ajo çfarë mendoj unë ndryshon me mendimin e tij. Nuk është një problem parash. Problemi nuk janë deklaratat e mia, por fjalët që vijnë nga brenda klubit. Duhet të fillojmë të përmendim emra dhe mbiemra, sepse nuk po merremi vesh“, përfundon Uanda Nara për “TikiTaka”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *