Siguria e lartë për ndeshjen me Francën, 1500 policë për “Arenën Kombëtare”

Ndeshja me Francën do të luhet në “Arenën Kombëtare” dhe të gjithë tifozët do të zbarkojnë në kryeqytet. Padyshim një eveniment i madh ky, pasi Kombëtarja do të luajë në një nga stadiumet më të mira në Ballkan.

Por nga ana tjetër kërkohet edhe siguri e lartë, që gjithçka të shkojë mirë. Për këtë arsye, FSHF ka kërkuar 1500 policë për mbrëmjen e 17 nëntorit. Gjithashtu do të ketë edhe një axhendë tjetër sa i përket kalimit të makinave në rrugët kryesore që të çojnë në “Arenën Kombëtare” ku qytetarët e thjeshtë do të këshillohen që të mos kalojnë në disa rrugë të caktuara, për të mos u bërë një trafik edhe më i madh. /Sport Ekspres/