Sigurdson: Shqipëria s’është më e njëjta

0

Shtatë vite më parë Shqipëria dhe Islanda ishin pjesë e të njëjtit grup në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”. Të dyja takimet u fituan nga ‘vikingët’ me rezultatin 2 – 1. Sot, tri ditë nga përballja në Reikjavik, shumë pak gjëra kanë ndryshuar te kundërshtarët tanë. E njëjta gjë s’mund të thuhet për kombëtaren kuqezi.

Një ndër protagonistët e dy takimeve të mëparshme ka qenë Gylfi Sigurdson. Një mesfushor me tipare sulmuese që njihet për kreativitetin dhe rrezikshmërinë në goditjet nga distanca. Shtatë vite më parë ishte një talent premtues, ndërsa sot 29-vjeçari është një ndër lojtarët kyç të Evertonit, ekip ku u transferua për një shumë rekord prej 50 milionë eurosh.

Në një intervistë për “ruv.is”, 29-vjeçari foli për takimin ndaj Shqipërisë, ku vuri në pah faktin se kombëtarja jonë ka ndryshuar shumë nga ajo e shtatë viteve më parë: “Jemi ndeshur më parë me Shqipërinë, por nuk është më i njëjti ekip. Kanë ndryshuar katër ose pesë  trajnerë, ndërsa grupi i lojtarëve nuk është më ai i shtatë viteve më parë. Gjithsesi, është mirë që kemi pasur eksperienca të mëparshme. Moti ka qenë i mirë këto ditë. Temperatura optimale dhe pa reshje shiu, kjo do të jetë  një plus për ndeshjet”.

 

FORMACIONET E DY NDESHJEVE TË MËPARSHME

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.