Sigal Prishtina dhunohet nga tifozët e Sutjeskas

0

Degjeneroi në dhunë takimi i Ligës Ballkanike mes skuadrës malezeze Sutjeska dhe Sigal Prishtinës. Përballja e Nikshiqit zgjati vetëm 6 minuta për t’u ndërprerë përfundimisht nga zyrtarët e ndeshjes, pas kaosit të shkaktuar nga sjellja e tifozëve vendas, të cilit përvec koreve raciste ndaj shqiptarëve, ushtruan dhunë ndaj pjesëtarëve të Sigal Prishtinës.

Ne periodën e parë, kur skuadra kosovare kryesonte me rezultatin 18-14, tifozët malazezë kaluan nga thirrjet Vrite shqiptarin, mbyte shqiptarin, te hedhjet e sendeve të forta në parket, duke lënduar disa basketbollistë, trajnerin dhe anëtarët të tjetë të stafit. Në këtë moment, menaxheri i Ligës Balllkanike, Kamen Toshev, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit, që do të thotë se Sigal Prishtina merr fitoren në tavolinë 20-0. Fatkeqësisht nuk është rasti i parë që tifozët e Sutjeskas shkaktojnë incidente në Ligën Ballkanike, ndaj masat që do të merren ndaj kësaj skuadre mund të jenë të rënda. Më 18 shkurt, Sutjeska do të vizitojë Prishtinën për takimin e tretë në Grupin D. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here