Sidrit Guri rishfaqet në ndeshjen e parëndësishme, por i shënon Anderlehtit

Në këtë periudhë të Kombëtareve, ekipet po luajnë ndeshjet miqësore për të mbajtur muskujt e nxehur dhe njëkohësisht për të parë edhe elementet që mund t’i shërbejnë për ndeshjet e ardhshme. Kështu, Sidrit Guri ka arritur të gjejë rrjetën në një ndeshje të parëndësishme sa i përket pikëve në kampionat.

Por Ostende ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Anderlehtit. Në golin e dytë do të ishte pikërisht sulmuesi shqiptar që do të shënonte me kokë. Gjithçka tjetër është për t’u harruar sa i përket ndeshjeve zyrtare, teksa si arritje për momentin mund të quhet nëse aktivizohet për disa minuta. Por realizimi ndaj gjigandëve të Anderlehtit mund t’i sigurojë besimin e trajnerit këtij lojtari për takimin e ardhshëm. /Sport Ekspres/