“Si t’i shmangesh “hijes” së Mesit? Duhet të lësh futbollin”

Ish-lojtari i Barcelonës, Henri, foli për herë të parë në lidhje me largimin e Nejmarit. Sipas francezit, një lojtar nuk del asnjëherë nga “hija” e Mesit

Legjenda franceze, Tieri Henri, foli për mediat spanjolle për herë të parë që nga largimi i tij nga Barcelona. Ish-lojtari i katalanasve tha se Lionel Mesi është numri një tek Barça dhe çdo lojtar që mendon se mund të bëhet më i mirë se ylli argjentinas, atëherë duhet të lërë futbollin. Henri mendon se largimi i Nejmarit drejt PSG-së nuk e ka ndihmuar aspak brazilianin në “luftën” e tij për të qenë më i miri, përkundrazi, i ka ulur ndjeshëm vlerat si futbollist. Sipas mediave spanjolle, Henri është shumë i sigurt se Lionel Mesi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe vështirë se dikush tjetër mund t’i marrë fronin yllit argjentinas.

Në intervistën e tij, Henri u shpreh: “Kur Barcelona më kërkoi, unë e dija se lojtari numër një ishte Leo Mesi dhe nuk u transferova në Spanjë për t’i shpallur “luftë” atij. Ky nuk ishte qëllimi im. Mesi është një lojtar i pakrahasueshëm, për mua është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Edhe Nejmar kur u transferua tek Barça, e dinte mjaft mirë këtë gjë, por egoja e tij bëri që ai të bëhej rival me Leon. Për mua, ky është gabimi i tij i parë. Gabimi i dytë është largimi drejt PSG-së. Ai u largua me qëllimin për t’u bërë lojtari më i mirë në botë, por për mendimin tim ka gabuar. Kampionati francez nuk ka vëmendjen e nevojshme dhe as vlerësimin e duhur në arenën evropiane dhe në rast se Nejmar do të bëhet më i miri, duhej ta bënte tek Barça. Që dikush të bëhet më i mirë se Mesi, atëherë duhet të zgjedhë sport tjetër dhe të heqë dorë përfundimisht nga futbolli”,- u shpreh Henri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *