Si te “100 Vitrinat”/ Një lëmsh i vërtetë, portieri i Bolonjës: Le ta presim Ibrën me krahë hapur!

Historia e transferimit të Ibrahimoviç gjatë kësaj periudhe, është kthyer si te “100 vitrinat”. Kjo edhe nga vetë natyra e sulmuesit suedez, që po e shijon kaq shumë këtë enigmë të madhe dhe ngatërresat që bëhen shpeshherë në media sa i përket transferimit të tij.

Të gjithë janë në lëvizje dhe e duan në skuadër, megjithëse është 38-vjeç. Kjo nuk është pak dhe ndoshta vetëm Ibrahimoviç mundej. Për ta nisur me një “Më prit Spanjë” përpara disa muajsh, fjalë të thëna këto nga vetë protagonisti në fjalë, megjithëse si destinacion ishte Italia.

E kur zyrtarizimi pritej të vinte te Milani, Fiorentina doli me një postim zyrtar duke theksuar: “Po presim që të na kthehesh prapë”. Gjithashtu edhe Napoli është futur në garë gjatë momenteve të fundit, ndërsa nga ana tjetër është portieri i Bolonjës, Skorupski, i cili shprehet: “Ne e dimë historinë e tij dhe është lojtarët i madh. Nëse na vjen do të jemi të gjithë të lumtur dhe le ta presim atë krahë hapur”, ka thënë Skorupski. /Sport Ekspres/