Si sot para 8 vitesh/  I shkatërron rekordet sipas dëshirës, Mesi la mbrapa legjendën Gerard Myler

Lionel Mesi është cilësuar nga shumë njerëz si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave duke tejkaluar emra legjendarë si Pele, Maradona e Ronaldo Fenomeni. Gjithë karriera e tij ka qenë e mbushur me thyerje rekordesh.

Kthehemi pas në kohë kur Lionel Mesi ishte vetëm 25 vjeç. Rekordi për më shumë gola të shënuar në të gjtha kompeticionet do të mbahej nga legjenda e padiskutueshme Gerard Myler, i cili kishte shënuar 67 gola brenda 1 viti . Kjo shifër nuk do të thyhej nga asnjë lojtar tjetër deri në 2 maj 2012, kur argjentinasi do të shënonte 73 gola në të gjitha garat. Kjo shifër do të tejkalohej nga vetë ai, pasi 1 vit më pas arriti të regjistrojë 91 gola brenda 1 sezoni

Edhe 8 vite më pas Lionel Mesi vazhdon të mbajë një formë të shkëlqyer  duke treguar që mosha është thjesht një numër për të. /Sport-Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *