Si nuk u dha penallti? Real Madridi reagon pas Barçës, me pamje kundër VAR-it që nuk punoi 2 herë

Përballja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës është mbyllur në shifrat 0-0, por nuk ka kaluar pa polemika edhe për vendimet e arbitrave. Vetëm para pak minutash ka ardhur një reagim zyrtar në faqen zyrtare të madrilenëve në “Tëitter”, ku nëpërmjet pamjeve faktohet sesi Varanet i janë mohuar dy 11-metërsha brenda pak minutash.

Fillimisht në mbajtjen nga fanella në mënyrë të tepruar nga Rakitic, për të mbërritur te këmba e goditur nga Lenglet. Në të dyja rastet arbitri ka vazhduar lojën, ndërsa VAR-i nuk ka ndëhryrë. /Sport Ekspres/