Si një histori filmi që tejkalon fantazinë, trajneri i ri i Barcelonës: Dje po shëtisja lopët, sot jam këtu…

Zyrtarizimi i Quique Setien si njeriu që do të drejtojë Barcelonën pas shkarkimit të Valverdes, më shumë sesa opinionin dhe tifozët, ka surprizuar vetë trajnerin. Më parë ka drejtuar Betisin, por marrja e katalanasve është një histori tjetër.

Për të folur për ëndrrat e përmbushura, ndoshta nuk është përshkrimi më i mirë. E thënë nga vetë Setien, një nënshkrim i tillë nuk është fantazuar as në këtë mënyrë. Në deklaratën e dhënë pasi u zyrtarizua te Barcelona, janë dhënë të gjitha emocionet për këtë detyrë të re.

“Dje unë isha duke shëtitur lopët në qytetin tim, sot e gjej veten në terrenin e stërvitjes te Barcelona me lojtarët më të mirë në botë. Kjo është shumë emocionale dhe një ditë e veçantë. Padyshim kam arritur kulmin. Asnjëherë nuk kam për të shkuar më lartë se kaq dhe dua t’i bëj lojtarët që të ndihen në këtë mënyrë. E çfarë të them tjetër, as në ëndërrat e mia “më të egra” nuk e kam imagjinuar se mund të mbërrija ndonjëherë këtu”, tha trajneri i ri i Barcelonës. /Sport Ekspres/