Si në rastin e Shqipëri-Jordani, Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor në takimin e Kosovës

Nëse në rastin e Shqipëri-Jordani ishte një arbitër shqiptar nga Kosova për të drejtuar ndeshjen, e njëjta gjë do të ndodhi edhe me Kosovën. Këta të fundit do të luajnë një miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të drejtohet nga Juxhin Xhaja.

Ndihmësit e tij do të jetë Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Besort Kasumi. Ndërkohë që në rastin kur kuqezinjtë ndesheshin ndaj një kundërshtari modest në miqësore, me Jordaninë, arbitrimi iu besua Genc Nuzës. Por një arbitrim jo edhe aq korrekt rezultoi asokohe, pasi për të mos lënë dyshime te kundërshtari, Nuza i mohoi një penallti Eros Grezdës për një ndërhyrje nga mbrapa. /Sport Ekspres/