Si ky kampionat nuk ka ndodhur, Gjici: Tifozët e Kukësit të jenë 5-fishi i Partizanit

Kukësi ka zhgënjyer në ndeshjen e parë për këtë vit kundër Luftëtarit në mesjavë, ku nuk shkoi më larg se barazimi. Një rezultat i tillë nuk i shkon aspak për shtat një skuadre si Kukësi, që këtë vit ka si objektiv të shpallet kampion i Superiores. Megjithatë verilindorët do të kenë mundësinë që të ruajnë kreun, teksa ditën e nesërme do të masin forcat me një prej konkurentëve të drejtëpërdrejtë në luftën për titull, Partizanin.

Ndërkohë Safet Gjici është i ftuar në emisionin “Zona Gol” për të folur më tepër mbi klubin që ai drejton. Gjatë fjalës së tij, presidenti i Kukësit ëshët shprehur:

“Ajo që pres unë është që nesër të jemi 5 fish më tepër me tifozë se Partizani. Kjo pasi jemi pritës dhe duhet të gjendemi të gjithë në stadium. Ekipi e meriton mbështetjen dhe do të luajmë ndaj kampionëve në fuqi.

E dimë që ka mërzitje pas asaj ndeshje ndaj Luftëtarit, por futbolli po e nënvlerësove, të nënvlerëson. Mbetet kënaqësi të luajmë në Air Albania dhe tifozët duhet të vinë edhe për stadiumin e ri. Me këtë mbështetje duhet që ta mundim Partizanin nesër në ndeshjen e rëndësishme. Tirana është rivali kryesor dhe fiton ai që gabon më pak. Si ky kampionat nuk më ka ndodhur kurrë më parë, është shumë i çuditshëm”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *