Si kurrë më parë! Shqipëria në luks, sa shumë sulmues që presin një vend titullari

Kombëtarja e Shqipërisë ka një mbipopullim në pjesën sulmuese. Si kurrë më parë, pasi jemi mësuar se nëse Armando Sadiku mungon, atëherë duhet të arnohemi dhe mbetemi në hall.

Por kjo kohë ka ikur dhe Reja ka një luks në zgjedhjet e tij. Nëse duhet të flasim për sulmuesin më të kompletuar, është Florian Kamberi. I përsosur në driblime dhe me gjuajtje vrastare, që bëjnë diferencën në fushë.

Ndërsa lojtari më i dashur i momentit është Armando Broja. Talenti ynë debutoi ndaj Evertonit me ekipin e parë të Chelseat dhe kjo ishte një arritje e madhe. Të gjithë duan të shohin me Kombëtaren A këtë lojtar.

E për të vazhduar më tej, Myrto Uzuni vazhdon të bëj mirë në kampionat, po ashtu si Endri Çekiçi që mund të shërbej si armë shtesë për goditjet nga distanca. Rei Manaj bëri kalimin e madh te Barcelona dhe të gjithë tifozët presin debutimin.

Këtyre emrave u bashkohen edhe të përhershmit Sadiku, Cikalleshi, Balaj, teksa me në pritje super talente si Emiliano Bullari, Indrit Tuci dhe Armando Dobra, duhet të kuptohet pasuria që kemi aktualisht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *