Si Kukeli te Kombëtarja, trajneri gjerman për Gjasulën: Askush nuk e besonte se do luante kështu!

Klaus Gjasula ishte një nga goditjet më të mira të trajnerit Reja te Shqipëria. Tekniku Italian nuk e mendoi dy herë për t’i dërguar një ftesë, pasi mesfushori i Paderbornit debutoi në “Bundesligë” dhe ishte në nivelin e duhur.

Vjen te Shqipëria, ndërsa jo vetëm që ka luajtur mbi pritshmërinë e tifozëve, por duke marrë edhe vendin e Burim Kukelit. Ajo hapësirë e lënë bosh dhe që po ndihej aq shumë te kuqezinjtë, për një lojtar para mbrojtjes që thyen çdo aksion të kundërshtarit.

Trajneri i Paderbornit, gjermani Baumgart ka gjithashtu vlerësimet më të mira për Gjasulën. Me karakterin e tij luftarak, mesfushori shqiptar ka marrë 4 kartona të verdhë deri tani në “Bundesligë”. Nëse ndëshkohet edhe njëherë tjetër, atëherë do të ishte lojtari i parë për këtë sezon të elitën e futbollit gjerman që duhej të bënte një ndeshje pushim për shkak të penalizimit të kartonëve.

“Klausi po luan ndeshje në mënyrë të tillë që askush nuk e ka besuar. Ai është një nga lojtarët më të mirë që unë kam tani. Pavarësisht kartonave të marrë, nuk do të përpiqemi që ta ndryshojmë atë”, ka thënë Baumgart. /Sport Ekspres/