Si historitë “kam dëgjuar për ju shqiptarët”! Kasano mashtron keq gazetarin me Ronaldon: E mbaj mend unë!

Kasano ka bërë një mashtrim vërtet të ulët në intervistën e fundit të dhënë, duke folur për Ronaldo Nazarion, atë fenomenin. Duke e ditur që njerëzit i duan historitë me prapaskena dhe që tregojnë kampionët e hershëm, Kasano e ka shfrenuar imagjinatën, duke e shpikur vetë një të tillë.

“Po humbisnim 1-0 kundër Deportivos. Ata kishin një skuadër spektakolare. Njerëzit po na fishkëllenin dhe veçanërisht Ronaldon. Trajneri na tha që dëshironte ta hiqte nga loja Ronaldon në dhomat e zhveshjes dhe të fuste Van Nistelrooyn, mirëpo ai e ndali dhe i tha: “Jo, mund të më heqësh nga loja, vetëm pas 15 minutash nëse nuk i kam shënuar dy gola. Dhe ashtu ndodhi, Ronaldo bëri dy gola brenda 15 minutash atë ndeshje, e mbaj mend”, tha Kasano për Corriere dello Sport.

Por mediat spanjolle i janë futur kësaj çështje për të gjetur rastin në fjalë dhe përfundimi: “Nuk ekzistonte”. Kjo është një histori që për ne shqiptarët haset shpeshherë nga mediat të ndryshme vetëm për të përfituar disa pëlqime më tepër ku flitet mirë për popullin tonë. Kasano kishte qenë me Realin vetëm në tre ndeshje ndaj Deportive La Coruna dhe në asnjë prej tyre nuk ka ndodhur kjo situatë e përmendur prej tij. E vetmja herë që Ronaldo Nazario shënoi dy gola në pjesën e dytë me Kasanon si shok skuadre ishte ndaj Dinamos së Kievit në barazimin 2-2, por kjo nuk ishte ngatërresë e emrit të ekipit, pasi golat u realizuan në minutat 86 dhe 88. /Sport Ekspres/