Si fëmijë i lumtur! Keidi Bare krijon koreografinë e tij origjinale, pret stërvitjen në grup me kërcim dhe buzëqeshje

0

Keidi Bare me sa duket është një nga ata futbollistë që po t’i heqësh topin nga këmbët i ke hequr vetë lumturinë. Mesfushori shqiptar është shprehur pak ditë më parë se i mungon stërvitja normale me grupin, teksa nisi të bëhej nostalgjik për kohët e vjetra para ndërprerjes së kampionatit. Por stërvitjes individuale në Spanjë i ka ardhur fundi dhe nga dita e nesërme ekipet do të stërviten në grupe lojtarësh. E për të treguar lumturinë që një njoftim i tillë sjell te lojtarët, Malaga e vërteton me Keidi Baren. “Kur e kalon fazën dhe e di që nesër do të kesh mundësi të prekësh topin me disa nga shokët e skuadrës”, shkruan klubi spanjoll, ndërsa publikon videon e lojtarit kuqezi.

Ky i fundit është kapur nga kamerat e klubit gjatë seancës së sotme stërvitore, ku si një fëmijë i lumtur kërcen dhe vrapon me fytyrën e qeshur, që nxjerr në pah gëzimin e tij. Nën ritmet e “Life is life”, mesfushori kuqezi dhuron spektakël në stërvitje duke krijuar koreografinë e tij me të cilën i ka argëtuar të gjithë dhe ka sjellë një atmosferë tjetër te Malaga. Me sa duket futbolli nuk është i vetmi talent i Bares, pasi me lëvizjet e tij premton edhe në kërcim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Cuando pasas de fase y sabes que mañana vas a poder tocar balón con varios de tus compañeros ?? . #VolverEsGanar

A post shared by Málaga CF (@malagacf) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.