“Si dita e parë e shkollës”, Klop tregon ndjesinë e rikthimit në stërvitje: U zgjova më herët dhe vesha uniformën

Liverpool i është ktheyr stërvitjes në qendrën stërvitore për të nisur në këtë mënyrë përgatitjet e rifillimit të sezonit. Të kuqtë janë kthyer prej më shumë se dy muajs pushim pas ndërprerjes së kampionatit nga pandemia Covid-19 dhe kjo ka ngjallur disi ndjesinë e rifillimit të shkollës. Të paktën kështu shprehet Jurgen Klop. Trajneri gjerman njihet si tejet karizmatik dhe gjithnjë di si të japë deklarata epike. Në një intervistë për faqen e Liverpool-it, Klop rrëfen ditën e parë në stërvitje pas mungesës së gjatë jashtë fushave, duke e krahasuar me ditën e parë të shkollës

“Mëngjesi nisi vërtet mirë. U zgjova më herët se zakonisht dhe pastaj kuptova se ishte dita ime e parë. Ishte si ndjesia e ditës së parë të shkollës. Për mua ka ndodhur 46 vite më parë, por duhet të ketë qenë e ngjashme. Vesha sërish uniformën dhe për arsyen e duhur, për të shkuar në stërvitje. I dhashë makinës për në Melwood dhe isha shumë i lumtur të shihja të gjithë çunat”, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *