Shvajnshtajger, i zhgënjyer nga Murinjo

0

Mesfushori kampion bote Bastian Shvajnshtajger është kthyer të flasë për të kaluarën e tij të afërt tek Mançester Junajtid. Gjermani vazhdon të këmbëngulë se se kalimi i tij nga Bajerni tek Mançester Junajtid në vitin 2015 ishte zgjedhja e duhur prej tij edhe pse në dy sezone tek “Djajtë e kuq” ai nuk arriti të kthehej asnjëherë në një lojtar vendimtar. Bastian Shvajnshtajger la Mançesterin në mars për t’iu bashkuar Çikago Fajër në kampionatin amerikan “MLS League”, pasi nuk shihej si pjesë e planeve të trajnerit Murinjo. Që me ardhjen e Murinjos në krye të “Djajve të kuq”, Shvajni luajti vetëm 4 takime dhe vetëm atëherë kur i nevojitej urgjentisht portugezit, pasi kishte mungesa lojtarësh për arsye të ndryshme.

“Jam i bindur se transferimi nga Bajerni i Mynihut tek Mançester Junajtid nuk ishte një zgjedhje e gabuar, – ka thënë Shvajni për “Sport1” – gjithnjë kam pasur si objektiv të fitoj Ligën e Kampioneve me Bajernin dhe kjo ishte arsyeja për se nuk largohesha nga Bajerni. Me të fituar Ligën e Kampioneve në vitin 2013 vendosa të lëviz dhe jam i bindur se kalimi tek Junajtid ka qenë një hap shumë i rëndësishëm.”

Më pas Shvajni nuk ka harruar të përmendë dhe raportin jo të lehtë me Murinjo, duke mos e fshehur habinë për trajtimin që i bëri portugezi në “Old Trafford”. “Natyrisht që kam mbetur i befasuar kur Murinjo më dërgoi të stërvitesh me rezervat, por asnjëherë nuk e humba besimin se situata do të kthehej në favorin tim. Në fund luajta, por ishte shumë pak”- ka thënë Shvajnshtajger.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here