Shvajni prezantohet në Amerikë: Ika nga Mançesteri pa takuar askënd

0

Bastian Shvajnshtajger është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Çikagos, në kampionatin amerikan MLS, ku do të luajë në sezonin që sapo ka nisur.

Një vendim surprizë i mesfushorit gjerman, që vetëm pak ditë më parë vendosi të braktiste Europën dhe Mançesterin, aty ku nuk pati kurrë shansin të luante rregullisht, edhe pse shkoi me shumë bujë.

Gjatë konferencës për prezantimin e tij, Shvajnshtajger zbuloi edhe një detaj interesant në lidhje me largimin nga Anglia: “Vendosa shpejt e shpejt, nuk kisha shumê kohë për t’u menduar. Skuadra luante një ndeshje jashtë fushe, ndaj nuk pata kohë tê takoj askënd. U largova pa zhurmë, nuk doja vëmendje të madhe mbi vete, ndaj nuk u përshendeta dot me shokët e skuadrës, me të cilët ia kam kaluar shkëlqyeshëm”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here