Shuplakë Islandës, “gjelat” fluturojnë në gjysmëfinale

0

 

Franca mposht 5-2 “Hirushen” e Evropianit, duke iu bashkuar katërshes në duel me Gjermaninë. Zhiru dopietë, Grizman parabolë alla Mesi

 

5-2

Francë-Islandë

Shënues: Zhiru 12?, 58?; Pogba 20?, Paje 42?, Grizman 44’/ Sigtorson 56?, Bjarnason 82?

E diel, 3 korrik 2016, ora 21:00, në “Stade de France”

Franca: Loris, Evra, Grizman, Paje, Zhiru, Matuidi, Pogba, Sisoko, Sanja, Koshielni, Umtiti. Tr.: Deshamp

Islanda: Haldórson, B. Savarsson, R. Sigurdson, Gudmundson, B. Bjarnason, Sigtorsson, G.Sigurdson, Arnason, Bodvarson, A. Gunarson, A. Skulason. Tr.: Lagerbak

Gjyqtar: Kuipers

Kartonë të verdhë: Umtiti / Bjarnason

 

Me “gjelat” nuk ka befasi, ka vetëm … goleadë! Franca e Didie Deshampit shkatërroi 5-2 Islandën në çerekfinalen e së dielës mbrëma në Kampionatin Evropian. E gjitha ishte një ndeshje e dominuar nga të francezët, të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës katër herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën. Me këtë triumf, Franca gjen Gjermaninë kampione bote në gjysmëfinalen e 6 korrikut, e cila pritet të jetë pika kulmore e këtij turneu.

Ndeshja – Që në minutat e para, Franca tregon se organizon ajo lojën dhe jo vetëm turneun. Në minutën e 12? sulmuesi Zhiru inauguron festivalin e golave në rrjetën e portës islandeze, ndërsa tetë minuta më vonë është ylli i Juventus, Pol Pogba, ai i cili dyfishon rezultatin pas një krosi të ardhur nga këndorja. Në minutën e 42’ është Paje shënon golin e tretë me një goditje befasuese me të majtën dhe topi gjeti cepin e djathtë për të përfunduar në rrjetë. Pak sekonda pa u mbyllur faza më e dhimbshme për islandezët, lojtari i Atletiko Madridit, Grizman, shkatërron plotësisht ishullorët me golin e katërt të tij në këtë kompeticion dhe të katërtin edhe për skuadrën franceze. Pjesa e dytë nis ashtu si e para, me “gjelat” që janë zotër të fushës. Gjithsesi, islandezët mundohen të ngushtojnë rezultatin me Sigtursonin, i cili shënon në minutën e 56’. Francezët i kundërpërgjigjen shumë shpejt duke përshëndetur për herë të pestë rrjetën e skuadrës islandeze me “bomberin” Zhiru në minutën e 58’. Disa minuta para përfundimit të takimit islandezët shënojnë përsëri në minutën e 82? me B. Bjarnasonin. Franca e uritur bind me aksione, raste dhe gola. Gjithçka flet për ata deri në ndeshjen me Gjermaninë, aty ku praktikisht do të “vuloset” se cila skuadër “big” i shkon deri në fund Kampionatit Evropian.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image