Shumica e biletave për Beshiktashin shiten në Korçë

0

Ka pak më shumë se 24 orë pasi kanë dalë në treg biletat e ndeshjes Skënderbeu-Beshiktash, që do të luhet të enjten, duhet thënë se interesimi është vërtet i madh. Në fakt, pritej një interesim i tillë. Dje, klubi “Skënderbeu” ka nxjerrë një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare në “facebook”, ku shkruhej: “Për të qenë sa më korrektë me tifozët e përhershëm të ekipit tonë, dëshirojmë t’u bëjmë me dije se interesi për këtë ndeshje të parë të grupeve të Europa Ligë është jashtëzakonisht i lartë. Shumica e biletave do të shiten në Korçë dhe këtu përfshihen edhe vendet e tribunës qendrore, prandaj u bëjmë thirrje të nxitoni. Blini biletën tuaj për të mos pasur më pas pretendime, si në ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit, megjithëse biletat edhe për atë ndeshje u shitën me të njëjtën mënyrë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.