Shumë zhurmë për asgjë, Hysaj nuk lëviz nga Napoli

0

Nga Italia deri në Angli, Elseid Hysaj muajt e fundit ka përfunduar herë te Juventusi e herë te Çelsi, ndërsa është thënë se e do edhe Zhoze Murinjo, por janë lajme që nuk kanë gjetur asnjëherë konfirmim zyrtar dhe Napoli nuk ka marrë asnjë ofertë reale.

Mbrojtësi i kombëtares sonë ndihet shumë mirë në Napoli, ku tashmë është një “veteran” dhe nuk do të lëvizë, edhe pse iku Mauricio Sarri, ai që e ka rritur si futbollist.

Agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, i cili në të shkuarën shpesh ka përhapur panik, natyrisht për interesat e tij, këtë radhë del hapur: “Hysaj është i Napolit dhe do të mbetet i Napolit. Kemi nisur të flasim për rinovimin e kontratës, është ende shumë i ri dhe do të bisedojmë me Napolin për të ardhmen e tij”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.