Shumë presion te Tirana, u mbarojnë edhe… fjalët

0

Tirana ka një ndeshje shumë të rëndësishme nesër në Laç. Bardheblutë, pas humbjes në derbi u futën disi në presion edhe më të madh. Ajo disfatë bëri që para ndeshjes me Kastriotin trajneri Ardian Mema të mos dilte në konferencë për shtyp.

Te Tirana kanë menduar që mos ta ndezin situatën me deklarata, ndaj edhe para Laçit kanë vendosur të heshtin. Klubi nuk ka njoftuar për konferencën e zakonshme të shtypit dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te përgatitja e përballjes në fushë.

Është shumë e rëndësishme që Tirana të mos dalë pa pikë nga Laçi dhe trajneri Mema po mendon edhe për formacionin që do të zbresë në fushë. Gjatë javës ka pasur lojtarë me probleme, por shpresohet që ekipi të jetë sa më i plotë ndaj kurbinasve. Në dy takimet e para në Laç, në kampionat dhe Kupë, Tirana është thyer dhe këtë herë do tentohet të prishet kjo “traditë” e keqe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.