Shumë nerva e pak futboll, Çelsi e Arsenali nuk prodhojnë gola

0

Pas 5 humbjesh rresht në “Stamford Bridge”, Arsenali ia ka dalë mbanë të largohet me pikë nga ky derbi, sepse sot mori një barazim 0-0 ndaj kampionëve në fuqi. Në fakt, ishte Arsenali skuadra më e mirë në fushë, duke krijuar disa raste për shënim dhe duke kontrolluar mirë mesfushën, me Ramsejn dhe Granit Xhakën që ishin perfektë.

Çelsi e nisi mirë, por pak nga pak e uli ritmin dhe gjatë gjithë ndeshjes ishte larg formës së javëve të fundit, duke përjetuar një pasdite nervoze. Në fund David Luiz humbi toruan dhe u ndëshkua me karton të kuq, që do të thotë se do të mungojë në 3 ndeshjet e radhës.

Arsenali mund të merrte edhe diçka më shumë, por një pikë nuk është keq, në një sezon që ka nisur me shumë probleme.

Chelsea vs Arsenal 0-0 Highlights Premier League by footbie.com

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image