Shumë lojtarë në provë te Laçi, Starova vendos sot

Laçi prej një jave ka zbritur në fushë dhe po mendojnë për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Bardhezinjtë e drejtuar nga Sulejman Starova do të zhvillojnë ditën e sotme, prej orës 17:30, edhe një ndeshje miqësore me Teutën.

Stafi teknik do të ketë mundësinë të shohë në fushë disa nga lojtarët e afruar në provë. Janë disa të rinj, të huaj e shqiptarë, të cilët po mundohen të bindin Starovën për t’iu bërë një vend te Laçi. Sigurisht duhet të djersijnë shumë dhe për disa sot është shansi i fundit.

Miqësorja pritet të pakësojë numrin e lojtarëve në kampin bardhezi, për momentin. Drejtuesit janë të vendosur të bëjnë disa afrime. Aktualisht shikohet me prioritet afrimi i dy mbrojtësve, ndërkohë që i vetmi zyrtarizim është sulmuesi Kirian Nuabueze nga Drita e Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *