Shumë emra në listë për ta zëvendësuar, zbulohet biseda me Halilin për Ahmatajn

Stoli i Ahmataj është vendosur në rrezik që javën e shkuar, atje ku vetë trajneri ka dalë për të kërkuar dorëheqjen. Menjëherë ka ardhur edhe një pendim për fjalët e thëna, duke u rikthyer në krye të Tiranës.

Po vazhdimësia e rezultateve negative në prag të derbit ka bërë që të lëkundet shumë stoli i Ahmataj te Tirana para derbit. Këtë herë nuk flitet më për një largim, por për një shkarkim. Madje kanë dalë edhe emrat për ta zëvendësuar, ku në krye qendron Magani. Në lidhje me këtë çështje, gazetari Ylli Aga tregon edhe pak nga biseda me presidentin Halili: “Kam folur në orët e fundit me të dhe më ka konfirmuar se nuk ka asnjë vendim, aktualisht është Ahmataj trajneri i Tiranës. Për mua do të vazhdoj të mbetet i tillë, të paktën deri në fund  të dhjetorit”. /Sport Ekspres/