Shumë derbi në Kategorinë e Dytë, plani i javës së 25-të

0

Kategoria e Dytë ka në program ndeshjet e javës së 25-të, që do të luhen në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. Orari ka ndryshuar dhe takimet nisin prej orës 16:00 . Shumica e ndeshjeve luhen të dielën, kurse të shtunën në plan janë vetëm dy.

Në Grupin A të gjitha ndeshjet luhen të dielën. Me interes është ndeshja që luhet në Pukë, Tërbuni-Vllaznia B. Pukjanët barazimi i shpall matematikisht kampionë në grup, ndërkohë që veçohen edhe sfida si Gramshi-Sopoti e Spartaku-Luzi 2008. Ka edhe një “derbi” të kryeqytetit kjo javë, Tirana B-Partizani B. Klosi pret në fushën e tij Kukësin B.

Grupi B i nis ndeshjet ditën e shtunë, me dy derbi të prefekturës së Gjirokastrës. Memaliaj pret në fushën e tij Këlcyrën, kurse Tepelena Përmetin. Ditën e diel Devolli kryesues shkon në Ersekë, në “derbin” e Prefekturës së Korçës. Shkumbini nga ana tjetër luan një sfidë të vështirë në Patos me Albpetrolin. Skrapari-Delvina dhe Butrinti-Maliqi janë dy përballjet e tjera të këtij grupi.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – JAVA 25

Grupi A
E diel, më 12 maj 2019, ora 16:00
Gramshi-Sopoti
Spartaku-Luzi2008
Tirana B-Partizani B
Tërbuni-Vllaznia B
Klosi-Kukësi B
Ada dhe Internacional pushim

Grupi B | Java 25
E shtunë, më 11 maj 2019, ora 16:00
Memaliaj-Këlcyra
Tepelena-Përmeti
E diel, më 12 maj 2019, ora 16:00
Skrapari-Delvina
Butrinti-Maliqi
Albpetrol-Shkumbini
Gramozi-Devolli
Naftëtari pushim

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.