Shulku: Titulli që kërkon Partizani, të shohim në të ardhmen

Partizani kërkon titullin e sezonit 2015/16, që Federata e Shqiptare e Futbollit ia hoqi Skënderbeut, duke qenë se klubi korçar u përjashtua për një vit nga kupat e Europës për dyshime për trukim ndeshjesh.

Për Ora News, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku ka folur në lidhje me këtë çështje, por nuk ka thënë asgjë të re: “Partizani ka sjellë një kërkesë që do ta shqyrtojë Komisioni përkatës, nëse i takon ai titull apo jo. Atë titull e ka fituar Skënderbeu dhe ka marrë një penalitet nga Komisioni i UEFA-s dhe mendoj se Komisioni i Federatës Shqiptare të Futbollit do të marrë një vendim nëse ky titull i takon Partizanit apo do të mbetet vakant. Nuk mendoj për kthimin e titullit që ka një afat, përveç kërkesës zyrtare që ka sjellë Partizani nuk kemi dhënë asnjë përgjigje. Por presim që Komisioni ta shqyrtojë dhe të marrë një vendim.”

Shulku i dënoi ashpër edhe dhunën e parë në Përmet, duke deklaruar se lojtarët e Këlcyrës që morën pjesë në katin e shëmtuar do të marrin ndëshkimin e merituar: “Kushdo që i ka parë  ato pamje, janë pamje jo të këndshme, jo të mira. Kishim kohë që nuk kemi pasur lojtarë apo ekipe që ushtrojnë dhunë ndaj zyrtarëve në atë formë, megjithatë herë pas here shfaqen. Komisionet e Federatës së Futbollit gjithmonë kanë qenë shumë të ashpra me dënimet që janë marrë kundrejt lojtarëve që dhunojnë zyrtarët dhe jam i mendimit se edhe në rastin konkret, ata të cilët kanë dhunuar zyrtarët e ndeshjes dhe gjithë përgjegjësit që kanë lidhje më të do të marrin ndëshkimin e merituar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *