Shulku: Cikalleshi jashtë? Çdo trajner ka mënyrën e punës së tij!

Ilir Shulku, në një intervistë të dhënë për “RTSH”, ka prekur disa tema interesante, nga mpionati, formati, por edhe sfida në Beograd e Skënderbeut dhe rasti “Cikalleshi në kombëtare. “Kampionati do të nisë si rregullisht dhe do të vijojë sipas programit, pra katër apo pesë ndeshje në muaj do të luajë një skuadër. Sigurisht, pjeseëmarrja e Skënderbeut në grupe mund të sjellë spostime, por vetëm për ndeshjet e ekipit korçar që përfaqëson Shqipërinë në Europë. Sakaq, më duhet të them se niveli i kampionatit është rritur dhe do të ketë më shumë konkurrencë. Skënderbeu në garë, por edhe Kukëëi, Partizani, Flamurtari, pa harruar Laçin që ka bërë ekip të mirë. Ka më shumë skuadra që do të rivalizohen. Formula? E reja, pra që kemi 3 vjet që e përdorim, është e duhura dhe rezultative”.

Sakaq, Shulku tha dhe se priten ndryshime te lista e arbitrave që do të çohen në FIFA, muajin tjetër dhe shton se “ka nisur testi fizik për arbitrat. Duhet që të jenë korrekt dhe ekipet në fushë të marrin çfarë meritojnë”. Elozhe për Skënderbeun: “Sukses i madh që një ekip shqiptar shkon në grupe, por s’është hera e parë për Skënderbeun. E ka thyer atë tabu. Uroj që në Beograd të mos ketë më incidente si atëherë dhe të kenë zënë mend”.

Në fund, mbi rregulloren e Panuçit dhe lënien jashtë të Cikalleshit: “Çdo njeri ka një mënyrë pune. Panuçi ndryshe nga De Biazi. Korrektesa në punë është detyra e kujtdo dhe trajneri s’e ka toleruar”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *