Shtubina: Po ecim mirë, por nuk flasim për titullin

Tre pikësh i rëndësishëm për Laçin, që është ngjitur në kuotën e 13-të pikëve. Ndriçim Shtubina, i cili lujati në majën e sulmit të bardhezinjve, tenton të mbajë ekipin larg euforisë dhe nuk dëshiron të flasë për titullin në prononcim e bërë në emisionin “Gol pas Goli”, ndërkohë që nuk ka preferenca për rolin e tij në fushë.

Titulli – “Jo, nuk flasim dot për titull, sepse nuk kemi ekip që të mbajë presionin e garës për kreun, por jemi të kënaqur, po ecim mirë me lojë dhe pikë.”

Pozicioni i preferuar? – “Më pyesin shpesh. Unë dua minuta, ato më mbajnë në formë. Nuk ka rëndësi roli. Trajneri vendos ku luaj dhe për mua rëndësi ka të jem i dobishëm.”

Ndryshimi nga Laçi i vjetshëm? – “Sulmi është rinovuar tërësisht, por skuadra nuk e ka humbur grintën dhe dëshirën për fitore, ndaj jemi të qetë. Jemi munduar t’i zëvendësojmë sulmuesit, por duhet koha e vet. Kampionati është i fortë, duhet t’i shohim ndeshjet një nga një. Duan kohën e vet, të ambientohen dhe të kapin maksimumin e formës fizike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *