Shtrëngim duarsh, Flamurtari e mbyll me Gafurin

0

Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Flamurtarin dhe nuk do të ndodhë diçka e tillë as me fillimin e sezonit të ri. Tashmë është vendosur, Argjent Gafuri është lojtar i lirë, edhe pse me vlonjatët e lidhte një kontratë deri verën e ardhshme.

Me ndryshimin e trajnerit kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi mesfushori ishte një nga të dëshiruarit e Shpëtim Duros. Vjet në janar linte Renovën, por vetëm për pak kohë, pasi me përfundimin e fazës përgatitore me Flamurtarin, u rikthye në Maqedoni.

Mesfushori gjeti mirëkuptimin e drejtuesve, që e lanë të kthehej te Ronova dhe të qëndronte pranë familjes. Gafuri shkoi në huazim dhe tani në verë palët kanë diskutuar sërish dhe është parë e udhës të shtrëngojnë duart.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.