Shtohen të huajt në Superiore, tani e tutje 5 në formacion

Ashtu si ishte paralajmëruar kohë më parë, sezonin e ardhshëm në Superiore do të lejohen 5 lojtarë të huaj në fushë dhe jo më 4, si deri tani.

Vendimi është një kërkesë e disa prej klubeve në Superiore, që natyrisht i bien shkurt dhe i mbushin skuadrat me fenomenë nga jashtë.
Çudia është se vendimin nuk e merr FSHF, por Liga e Futbollit. Në fakt, kjo nuk ekziston, por është krijuar Komisioni i Ligës Profesioniste së Futbollit, , i cili përveç zv.presidentit të Federatës, Libohova dhe shefit të sektorit të garave, Nurishmi, ka në përbërje anëtarët e dy klubeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.

Pra, praktikisht Liga e Futbollit, e përbërë përgjysmë nga FSHF-ja, i kërkon FSHF-së që të shtojë numrin e të huajve, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i FSHF do kthejë përgjigje së shpejti, por përgjigja dihet.

Komisioni i Ligës kishte propozuar edhe datën 12 gusht për zhvillimin e finales së Superkupës së Shqipërisë, si edhe datën 19 gusht për startin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, propozime të cilat u miratuan nga Ekzekutivi i Federatës së Futbollit.

Ajo që të bën përshtypje është se klubet e kanë shumë të lehtë të kërkojnë shtim të huajsh, a thua se FSHF po u pengon zhvillimin, ndërkohë që Federata e ka tepruar me ndere, sepse në Superiore aktivizohen si shqiptarë gjithë personat me pasaportë kosovare e maqedonase. Pra, praktikisht, çdo klub në Superiore do të ketë mundësinë që të hedhë në fushë 5 të huaj dhe 6 maqedonas. Bravo, bravo, qindra Bregu, Abazaj e Guri do të rriten, nga viti në vit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *