Shtohen shanset për Hysajn si titullar, Malkuit drejt Premier Ligës

0

Mendohej se do të ishte mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj ai që do të largohej drejt kampionatit anglez, por zhvillimet e fundit në merkato kanë bërë që gjërat të ndryshojnë. Hysaj e humbi vendin e titullarit pas paraqitjeve fantastike të francezit Malkuit, i cili mori dhe aprovimin e Ançelotit për të qenë titullar.

Humbja e vendit në formacion bëri që agjenti i Hysajt ta çonte drejt Çelsit, por ky transferim po shtyhet dhe po mbahet ende pezull, për shkak se Blutë e Londrës nuk duan të paguajnë shifrën e kërkuar nga Napoli, që varion nga 45-50 milionë euro.

Si pasojë, Hysaj do të qëndrojë te Napoli dhe do të luftojë për një vend në formacion. Situata e mbrojtësit shkodran duket se do të përmirësohet, pasi Malkuit me shumë gjasa do të largohet drejt Premier Ligës. Skuadra e Arsenalit ka humbur shërbimet e Hektor Belerin deri në fund të sezonit dhe ka shfaqur interes për francezin e Napolit. “Topçinjtë” janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga Napoli për shërbimet e lojtarit dhe me shumë gjasa, do të arrijnë një akord me të.

Shtohen kështu shanset e Hysajt për një vend në formacionin startues, pasi në rast se Malkuit do të largohej, do të ishte alternativa e vetme për Ançelotin në krahun e djahtë të mbrojtjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.