Shtohen miqësoret, edhe Laçi i Starovës në fushë

0

Shtohet edhe një ndeshje tjetër miqësore për ditën e nesërme. Është skuadra e Laçit, e drejtuar nga Sulejman Starova, që do të përballet me Erzenin. Kurbinasit kërkojnë të ruajnë ritmin e kampionatit dhe testi me shijakasit është i rëndësishëm. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumi “Tofik Jashari”.

Bardhezinjtë nuk do të jenë të plotë, pasi janë katër futbollistë të ftuar me ekipet kombëtare. Kapiteni Gentian Selmani është nën urdhrat e Kristian Panuçit, kurse Bushi ka ftuar te Shqipëria U21 Mersinajn dhe Xhixhën. Fatmir Prengaj gjithashtu është në grumbullim me Shqipërinë U19.

E shtunë, 23 mars 2019
Ora 11:00 | Erzeni-Laçi
Ora 14:00 | Besa-Kastrioti
Ora 15:00 | Skënderbeu-Pogradeci
Ora 15:00 | Teuta-Oriku
Ora 15:00 | Bylisi-Tomori
Ora 16:00 | Tirana-Dinamo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.