Shtohen gjyqtarët për një derbi si Tirana-Partizani, kryesori i FIFA-s dhe Hamiti me Ferataj shohin pas portës

Tirana-Partizani do të ketë vëmendjen krysore në ditën e nesërme, atje ku pritet një stadium i tejmbushur. “Sport Ekspres” ka raportuar në mesditën e djeshme se ishin shitur 17.500 bileta, ndërsa me ritmin e interesimeve, priten që të jenë më tepër se 20.000 të pranishëm në stadium.

Por kush do të jenë arbitrat? Këtë herë është menduar që të jenë sërish 6 gjyqtarë për të ndarë drejtësinë e kësaj përballje, ndryshe nga një ndeshje e zakonshme, duke shtuar edhe pas porte. Kështu është bërë faktikisht edhe në derbin e parë, për të evituar gabimet në një ndeshje të tillë.

Kryesori do të jetë me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Si asistentë do të jenë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa si gjyqtari i katërt është Egin Doda. Ndërsa pas porte do të jenë Hamiti dhe Ferataj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *