Shtohen “dhimbjet e kokës” për Klop, tjetër dëmtim në kampin e “The Reds”

0

Liverpuli po bën një fillim sezoni mjaft të mirë dhe ecuria e “The Reds”, sidomos në kampionat ka qenë mbresëlënëse. Ekipi i Jurgen Klop e sheh veten në kuotën e 20 pikëve pas 8 ndeshjesh të luajtura dhe ndan vendin e parë me Mançester Sitin dhe Çelsin, me kuotë të barabartë pikësh.

Këtë fundjavë Liverpul do të luajë ndaj Hadërsfilld në transfertë. Një ndeshje që shihet si delikate, pas edhe lajmeve për dëmtimet e Mohamed Salah, Nabi Keita, si dhe Van Dijk. Gjithsesi, lajmet e këqija për Klop duket se nuk paskan përfunduar, teksa listës së dëmtimeve i shtohet dhe sulmuesi Sadio Mane. Senegalezi është dëmtuar në sfidën ndaj Sudan në dorën e majtë dhe siç raportohet nga kombëtarja e vendit të tij, sulmuesi do të mungojë për ndeshjen e sotme në transfertë, përsëri ndaj Sudanit.

Gjithsesi, pritet të shihen ekzaminimet e tjera që do të bëhen kur Mane të mbërrijë në Liverpul, pas ndeshjes së sotme që kombëtarja e tij do të luaj, pasi trajneri i Senegalit deklaroi se Mane do të udhëtojë me skuadrën pavarësisht se nuk do të jetë në dispozicion. Me Salah, Van Dijk, Keita dhe Mane të dëmtuar, misioni i sfidës ndaj Hadërsfilld bëhet akoma më i vështirë për të besuarit e Jurgen Klop.

Sadio Mane pas sfidës Senegal-Sudan, ku shihet qartë dora e majtë e dëmtuar
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.