Shtetrrethim edhe në Spanjë për Izraelin

0

Nesër Spanja do të presë Izraelin në “El Molinón” të Gihonit, në ndeshjen e pestë kualifikuese drejt Botërorit Rusi 2018.

Zgjedhja e stadiumit “El Molinón” për të luajtur këtë takim ka indinjuar Izraelin, sepse më 13 janar 2016 Komuniteti Autonom i Gihonit u deklarua pro bojkotit ndaj shtetit të Izraelit, duke denoncuar një lloj aparteidi kundër popullit të Palestinës. Për këtë arsye, Izraeli nuk e ka kuptuar zgjedhjen e Spanjës për ta luajtur pikërisht në Gihon ndeshjen e nesërme.

Kjo ka bërë që në prag të këtij takimi delikat të flitet më shumë për politikë, sesa për futboll, ashtu si ndodhi pikërisht në ndeshjen Shqipëri-Izrael, kur Elbasani u blindua në mënyrë të frikshme dhe skandaloze.

Stadiumi i Gihonit do të jetë plot nesër dhe natyrisht do të jetë edhe një manifestim politik, pasi në stadium tifozët do të pajisen me kartonë të kuq, për t’ia treguar Izraelit, sidomos në minutat 17 e 48, për të kujtuar vitet 1917 e 1948, në të cilat “fuqitë e mëdha perëndimore i dhanë Izraelit territore palestineze”.

Gjithë kjo situatë e nderë ka bërë që në Gihon të merren masa sigurie pa asnjë precedent në atë qytet. Për arsye sigurie, nuk janë dhënë shifra zyrtare për forcat policore që do të garantojnë sigurinë e ndeshjes, por është konfirmuar që Izraeli do të jetë në Gihon i shoqëruar nga agjentë të Mosadit izraelit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here