Shteti në këmbë, kontroll klubeve të futbollit!

0

Pas një muaji do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që tani po nxehet situata, sepse kandidimi i Bashkim Finos (pritet sot në mbrëmje) ka nuanca të qartë politike.

Lajm vërtet interesant është ai që raportohet nga newsbomb.al: si rastësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm.

Në urdhrin e kontrollit specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF.

Dikush, ndonjë keqdashës, mund të mendojë se gjithçka lidhet me zgjedhjet e FSHF-së dhe është një presion i hapur për klubet, duke u gjetur ndonjë problem juridiko-financiar. Fundja, para pak vitesh një gjë e tillë i ndodhte pak si shpesh Dinamos, kur filloi rrënimi i klubit dhe zbritja nga kategoria!

LISTA E KLUBEVE

KF Burreli sh.p.k

Klubi i Futbollit “Teuta”

Futboll Club “Besa”

Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008

Minifutboll FS Teuta

Klubi i Futbollit “Turbina”

Klub Futbolli “Shkumbini”

Shoqata e Futbollit “Pepa”

Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a

KF “Apollonia” sh.a.

Klubi i Futbollit “Albpetrol”

Klub Futbolli “Luftëtari”

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

Futboll Klub “Tepelena”

KF Luftëtari

Klubi i futbollit “Skënderbeu”

Klubi i Futbollit “Besëlidhja”

Klubi i futbollit “Adriatiku” Mamurras

Klubi i Futbollit “Laçi”

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”

Klubi i futbollit “Butrinti”

K.F Delvina

Klubi i Futbollit “Vllaznia”

Partizani sh.a

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image