Shteti kinez ka hequr dorë nga Milani

0

Kur dolën në skenë investitorët kinezë që dëshironin të blinin Milanin, u tha se në lojë ishin emra të fuqishëm dhe mbi të gjithë ga valle ishte edhe shteti kinez.

Kjo bëri që Sino-Europe Sports, kompania që synon të blejë Milanin, të kishte kredibilitet dhe të pritej krahëhapur nga Silvio Berluskoni, që shihte një investitor të fuqishëm, gati të paguante për blerjen, por edhe të garantonte mbajtjen e klubit në nivele të larta.

Megjithatë, tashmë gjithçka është pranë dështimit dhe zbulohen pak nga pak arsyet. Më madhorja është se Jonghong Li, që drejton Sino-Europe Sports, është braktisur nga shteti kinez.

Fondi i njohur shtetëror për zhvillimin dhe investimet, Haixia Capital, është tërhequr me urdhër të qeverisë kineze, që nuk i ka me sy të mirë investimet jashtë Kinës, që largojnë miliona euro nga Kina.

Bashkë me Haixia Capital janë larguar edhe investitorë të tjerë, ndaj Jonghong Li ka mbetur vetë, raporton rrjeti i njohur Bloomberg.

Kjo ka bërë që Li ta ketë tepër të vështirë të gjejë fonde të reja për blerjen e Milanit dhe pas pak javësh gjithçka mund të përfundojë, me Milanin që nuk do të shitet.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image