Shtëpia e re e Kastriotit, plotësohet edhe një kërkesë

Kastrioti është rikthyer në Superiore dhe momentalisht krutanët janë zhvendosur në Bullgari, ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Drejtuesit e klubit po punojnë për të bërë edhe ndonjë afrim tjetër në merkato dhe pritet që të ketë të tjera zyrtarizime.

Por fokusi është edhe te stadiumi ku do të zhvillojnë ndeshjet sezonin e ardhshëm. FSHF ka pranuar kërkesën e krutanëve për të luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të qytetit të Fushë-Krujës, por ka lënë disa detyra që duhet të realizohen para nisjes së kampionatit.

Momentalisht po bëhen punime dhe një nga kërkesat e bëra nga Komisioni i Licencimit është plotësuar. Kullat ku do të vendosen kamerat për transmetimin e ndeshjeve janë ndërtuar, por ka sërish kushte të tjera që duhen plotësuar. Gjithsesi mendohet se gjithçka do të jetë gati në nisje të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *