“Shqiptari” Tramexani, fjalë të mëdha dhe shumë emocione

Paolo Tramexani po shijon një sezon fantastik në Qipro. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te kombëtarja kuqezi ka festuar titullin kampion me APOEL Nikozia, ndërsa me 22 maj do të tentojë edhe fitimin e Kupës.

48-vjeçari studion Atletikon e Madridit, sidomos kur nuk kanë topin në qarkullim, shijon në maksimum Atalantën e Gasperinit, adhuron tipat si Gatuzo dhe frymëzohet nga historitë e djemve të fortë shqiptarë.

Në një prononcim për “Gianlucadimarzio.com”, Tramexani, i cili mban në profilin e tij në “Whatsapp” shprehjen në shqip: Shqipëria ka një zemër t’madhe, tregon kuptimin e saj dhe i rikthehet edhe njëherë kujtimeve të paharrueshme të provuara në tokën e shqiponjave.

Do të thotë se sa zemër të madhe kanë shqiptarët. 5 vitet atje kam përjetuar emocione të forta. Nga fushat e pluhurosura ku kemi zbuluar talente të konfirmuar sot, te tregimet e djelmoshave që kishin parë skena të tmerrshme. Djem të rritur në varfëri dhe luftë, midis vrasjeve dhe fatkeqësive. Euro 2016 ishte historike, por historitë e atyre djemve janë më të rëndësishme”, përfundon Paolo Tramexani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *