“Shqiptari” Radas: Skënderbeun nuk e shisja për paratë, Kukësin do ta presë ferri!

0

Në Shqipëri ka ardhur prej vitit 2011 dhe ka qenë gjithmonë protagonist, në fushë por edhe jashtë saj. Me një shqipe relativisht të mirë, Marko Radas flet gjithmonë me elegancë, edhe në rastet kur thumbon rivalët, apo komenton situata kur çdokush tjetër do ta ndiente veten në siklet. Praktikisht një mbrojtës i aftë të driblojë, plot klas, edhe kur pyetet për ofertat e verës, përpara se të vendoste të qëndronte te Skënderbeu.

“Kur kam luajtur për shtatë vite në Korçë, nuk bëhet më fjalë për paratë, por duhej të ndihmoja klubin. Trajneri Daja më ka kërkuar te Flamurtari. Por, ju them një sekret: Tirana është nga qytetet që më pëlqejnë, ku ndoshta do të kisha dëshirë të luaja”, tha kroati 34-vjeçar në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”.

Pas barazimit me Tiranën në shtëpi, Skënderbeun do ta presin tre ndeshje të vështira me Teutën dhe Luftëtarin në trasfertë, ndërsa në mes është sfida me rivalët për titullin, Kukësin. “Për mua personalsiht është më e lehtë kur kemi ndeshje të forta, sepse gjithmonë jemi të përqendruar maksimalisht. Jam i kënaqur për sfidat që na presin në këto tre javë. I trembem ish-kapitenit Shkëmbi? Çdo ekip ka pikat e forta dhe të dobta. Neve i njohim mirë kundërshtarët e Teutës”.

Pas ndeshjes së luajtur pa tifozë, mbështetësit e Skënderbeut pritet të kthehen në javën e shtatë të kampionatit, në fillim të muajit tetor. Një shtysë më tepër, me Radas që paralajmëron Kukësin: “Pa tifozë nuk është bukur të luash, por presidenti e rregulloi që Kukësin ta presë ferri kur të vijë në Korçë. Cilin nga rivalët kam frikë? Skënderbeu. Kam frikë vetëm nga vetja jonë”.

Në fund, mbrojtësi kroat zbuloi se pret të marrë pasaportën shqiptare, ndërsa komentoi edhe interesimin e zakonshëm për një lojtar në fund të karrierës, nëse mendon të veshë kostumin e trajnerit. “Kam aplikuar për pasaportën shqiptare dhe nga dhjetori besoj që do të mbarojë ajo punë. Licencë trajneri? Nuk e shoh veten në atë punë. Për momentin nuk e di”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.