“Shqiptarët u inatosën me mua, gati të jepja dhe pasaportën”/ Mërgim Mavraj rrëfen të kaluarën

Historia e Mërgim Mavrajt ka sjellë gjithmonë polemika dhe zhurmë mediatike sa i përket të kaluarës. Me Shqipërinë do të arrinte kulmin e karrierës pasi arriti në Europianin e Francës, por ky lojtar do t’i bashkohej vonë kuqezinjëve.

Kjo pasi më herët priste një mundësi te Gjermania, që nuk iu dha në ekipin e parë. Shqipëria e ka pasur gjithmonë në vëmendje dhe Oto Bariç e ka ftuar te U-21, por do të refuzonte. Në vitin 2006 do të niste edhe procedurat për t’u pajisur me dokumentet shqiptare. Gjithsesi do të pranonte ftesën e trajnerit Dieter Elits për të përfaqësuar Gjermaninë U-21 ndaj Italisë U-21 në miqësore.

Josip Kuzhe do ta kërkonte sërish te Shqipëria, por një tjetër refuzim do të vinte. Mavraj u rikthye te Gjermania pas 2 vitesh për të luajtur si titullar te U-21, ndërsa iu premtua edhe se mund të shkonte në skuadrën e parë pas Botërorit 2010.

Në një rrëfim të sinqertë për median gjermane “Nordbayern”, ka treguar gjithë të kaluarën: “Shqiptarët janë zemëruar me mua se luaja për Gjermaninë. Unë doja të jepja edhe pasaportën shqiptare te autoritet gjermane, por ata nuk donin ta pranonin. A është falur gjithçka? Po, nëse performanca është e mirë. Nëse luan mirë, njerëzit do t’ju tregojnë dashurinë. Ata as që do ta vërejnë se është një dashuri e kushtëzuar. Megjithëse për mua personalisht është e trishtueshme, por kjo është një situatë fitore-fitore, asgjë më shumë”, ka thënë Mavraj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *