Shqiptarët “pushtojnë” faqen e Milanit

0

Shkëndija do të ketë një përballje historike në turin “play-off” të Europa League-s, pasi do të ndeshet me gjigantët italian të Milanit. Kuqezinjtë Milanos përballen me kuqezinjtë e Tetovës. Kualifikimi është një mision shumë i vështirë, megjithatë ëndrra e madhe e shumë klubeve ishte destinuar që të ishte fati i Shkëndijës. Menjëherë sapo tifozët shqiptar janë njohur me shortin, nuk kanë nguruar aspak që të vërshojnë “lum” komentesh në faqen zyrtare të Milanit.  Shqiptarët e kanë pritur me ngulm një përballje të tillë. Në “San Siro” është e sigurt se Shkëndijës nuk do t’i mungojë mbështetja, por do të ketë dhe nga ata që do të festojnë pavarësisht se kush do të shënojë, pasi dihet se në Shqipëri ka mjaft tifozë të Milanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here