Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, qeveria zvicerane u del në mbrojtje

Dy ministra të qeverisë zvicerane kanë dalë në mbështetje të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pas po debatit të lindur nga festimet e tyre me gjestin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë.

FIFA ka hapur një çështje disiplinore kundër shqiptarëve të Zvicrës, të cilët Serbia i akuzon për provokim me simbole nacionaliste.

“Kushdo që ka provuar atmosferën elektrizuese të lojës mund ta vlerësojë më së miri rendimentin e ekipit tonë dhe mund të kuptoje emocionet që e mbërthen është një lojtar”, tha ministri i Mbrojtjes dhe Sportit, Gaj Parmelin për Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Edhe kancelari zviceran Injacio Kasijas tregon mirëkuptim: “Nuk kam dyshime që mund të ndjesh emocione patriotike për tokën që të ka pritur pa harruar rrënjët e tua”, shpjegoi.

Sipas rregullores së FIFA-s, lojtarët pezullohen për dy ndeshje nëse shpallen fajtorë, por presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit Peter Gjergj tha se shpreson që ata të falen: “Do ishte goditje shumë e rëndë nëse pezullohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *