Shqipëria, vendnumëro në renditjen e FIFA-s

0

Shqipëria e nis 2015-n në vendnumëro në klasifikimin e fundit të FIFA-s. Në renditjen e parë të vitit që sapo ka nisur, kuqezinjtë vijojnë të mbeten në shkallën e 58-të të klasifikimit global, të njëjtën ku mbyllën 2014, diçka e natyrshme kjo duke qenë se nga dhjetori në janar kanë qenë shumë të pakta impenjimet për skuadrat përfaqësuese, çka reflektohet edhe në stanjacionin e klasifikimit në total, ku shumica e kombëtareve nuk kanë lëvizur asnjë vend në krahasim me dhjetorin, shkruan “Supersport”.

Përjashtim bëjnë vetëm shumë pak skuadra të Amerikës së Jugut apo Azisë që kanë sjellë ndryshime thuajse të papërfillshme në klasifikim. Në këtë mënyrë nuk ndryshon asgjë për sa i përket kreut, ku vijon të komandojë Gjermania kampione e botës, me një distancë pak a shumë komode pikësh ndaj Argjentinës së vendit të dytë dhe Kolumbinë që zë vendin e tretë. Më pas vijnë me radhë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguaji.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.