Shqipëria U19 në fushë, konfirmohet miqësorja e djemve të Dedes

0

Kombëtarja U19 do të zhvillojë një ndeshje miqësore në këtë muaj. Ka qenë FSHF, ajo që ka lajmëruar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale kundërshtarin, stadiumin, datën dhe orarin e kësaj ndeshje.

Djemtë e Nevil Dedes do të luajnë përballë bashkëmoshatarëve të Maqedonisë Veriore, dy ditë pas kombëtares së madhe që pret Turqinë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, me datë 24 mars, ora 15:00. Hyrja në stadium do të jetë e lirë, kështu që tifozët korçarë do të kenë mundësinë për të mbështetur kombëtaren kuqezi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.