Shqipëria U17 nuk ia del as ndaj Serbisë

0

Dy ndeshje, dy humbje, deri tani për Shqipërinë U17, në kualifikueset e Euro 2017, që po zhvillohen në Itali.

Pas humbjes së parë, 1-0 ndaj Italisë, Shqipëria u mund sot 2-0 nga Serbia, në një ndeshje vendimtare për ne, por që përfundoi shumë shpejt.

Kjo për faktin se dhuruam një penallti pas 5 minutash lojë dhe pësuam edhe golin e dytë në të 13-tën.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç sulmoi shumë, por nuk pati më gola dhe në minutën e 74-t mbetëm me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq Isufi.

Tani duhet të luajmë edhe me Maqedoninë, por nuk ka shumë vlerë, pasi jemi eliminuar para kohe.

serb-alb
stats

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image