Shqipëria U16, humbje edhe ndaj Italisë

Shqipëria U16 po merr pjesë në “UEFA Development 2019” dhe ka pësuar humbjen e dytë. Kuqezinjt ëu mundën nga Peruja me penallti ndeshjen e parë, ndërsa këtë herë janë thyer nga Italia me rezultatin e ngushtë 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri e nisi me këtë formacion: Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bokova, Mataj, Torra dhe Kasemi. Kuqezinjtë e vegjël patën disa raste shënimi, por nuk u treguan të saktë para portës. Alesio Rosa, në minutën e 42-të, shënoi dhe vendosi fatet e takimit.

Shqipëria tanimë mendon për ndeshjen e radhës, e projektuar të zhvillohet nesër prej orës 11:00. Përballë skuadrës së Beqirit do të vendoset Sllovenia vendase.

UEFA DEVELOPMENT 2019
Itali-Shqipëri 1-0
Shënues:
Rosa 42’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *